VIDEO/ Futbolli i mësuar nga De Rosi! Shikoni momentin kur lojtarët e Romës dhuruan spektakël kundër Milanit

Me ardhjen e De Rosit te Roma, kryeqytetasit janë tjetërësuar. Rezultatet po vijnë së bashku me futbollin e bukur. Në mbrëmjen e djeshme, Roma arriti që të fitonte kundër Milanit në çerekfinalen e Europa League me shifrat 0-1.

Më poshtë mund të gjeni një nga momentet që tregon shumë për ndryshimin e Romës. Në minutën e 11 të takimit, ishte një aksion i bukur i organizuar mes kombinimeve që fillon nga mbrojtja dhe përfundon në portën kundërshtare, që tregon shumë për ekipin e De Rosit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/