E pyesin se kë do të zgjidhte mes Totit dhe Eto, Baloteli nuk e mendon dy herë: Aspak e vështirë, preferoj Eton

Samuel Eto apo Francesko Toti? Dy legjenda që i kanë dhënë shumë futbollit italian dhe që do të mbesin në histori. Baloteli është vendosur përpara një zgjedhje të vështirë, për të veçuar njërin prej dy emrave të sipërpërmendur.

Megjithatë kjo zgjedhje nuk ishte edhe aq e vështirë për Balotelin. “Unë do të preferoja Eton, nuk ishte edhe aq e vështirë për mua. Do të ishte e turpshme të shprehesha ndryshe, Eton e shihja çdo ditë në stërvitje, nuk mund të them Toti”, u shpreh Baloteli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/