VIDEO | Fundvit i lumtur për Interin, Keita Balde deçiziv ndaj Empolit

Interi konfirmon momentin e mirë dhe pas fitores ndaj Napolin, arrin një tjetër triumf në transfertën delikate të Empolit. Zikaltrit e mbyllin vitin me një fitore 0-1, ku Keita Balde ishte heroi i takimit, me golin e shënuar në minutën e 72-të. Kështu, ekipi nga Milano shkëputet akoma më shumë nga Lacio i vendit të katërt dhe i bën presion Napolit për vendin e dytë.

Ndeshja nisi e  ekuilibruar, por me minutat që kalonin Empoli tërhiqej dhe zikaltrit fituan metra, duke parë nga porta e miqve. Pavarësisht këmbënguljes së ekipit të Spaletit, pjesa e parë u mbyll pa gola. Fraksioni i dytë nisi me një Inter akoma më këmbëngulës, që u hodh i gjithi përpara në kërkim të fitores.

Minuta e 72-të ishte dhe momenti që zgjidhi ndeshjen. Pas një dalje të Vërsaljko, ishte Keita Balde, i cili përfitoi nga topi i hedhur në zonë, duke dërguar në avantazh të tijtë. Vendasit më pas, tentuan deri në fund të takimit, por ishin të pafuqishëm për të marrë diçka nga ndeshja, teksa çdo gjë u mbyll me fitoren e miqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *