Ndeshja e kampionatit argjentinas ndërmjet Hurracan dhe Barracas Central përfundoi me shifrat 1-2. Drama e vërtetë u pa në këtë duel, ku gjyqtari ishte protagonist dhe VAR-i e përcaktoi në masë të madhe fituesin. Fundi i ndeshjes në Buenos Aires ishte krejtësisht atipike, me një përmbysje të situatës që rrallë shihet në fushën e futbollit. Në minutën e 88-të Huracan pati një kundërsulm me rezultatin 1:1 dhe shënoi gol për 2:1. Vendasit festuan, por jo për shumë kohë.
VAR-i shumë shpejt zbuloi se portieri i vendasve ishte larguar më parë nga zona e tij në fillim të kundërsulmit, për këtë arsye arbitri, me konsultime nga dhoma e VAR-it, akordoi një goditje dënimi për Barracas. Ivan Tapia “mashtroi” murin e Hurracan me një goditje të shkëlqyer dhe dërgoi topin në rrjetën e vendasve. Një situatë kjo me VAR që amerikano-jugorët na e sjellin si shembull emocionues dhe kurrsesi nuk do përsëritej në Europë. /Sport Ekspres/
Increíble lo qué pasó ayer en Primera División Argentina entre Huracán y Barracas Central.
Bendito fútbol jajajajajajaja pic.twitter.com/wqZcT45NL7
— Peper Parker (@PepeAV7) April 12, 2022