Champions League kthehet me dy ndeshje të tjera mbrëmjen e sotme, koha për të parë si ndryshon 5-5-0 e Simeones ndaj Atletiko Madrid

Ditën e sotme do të luhen dy supersfidat e tjera të çerekfinakeve të Uefa Champions League. Atletico Madrid do të presë në shtëpi Manchester City, teksa spanjollët vijnë nga një disfatë minimale me rezultatin 1-0. Diego Simeone do të duhet të largohet paksa nga mentaliteti 5-5-0 në mënyrë që të përmbysë shifrat e takimit dhe të kalojë në gjysmfinale.

Nga ana tjetër, Guardiola duhet ta përgatisë skuadrën më së miri në mbrojtje, aty ku dhe sistemi “Tiki-Taka” ka problemin kryesor. Në ndeshjen tjetër Liverpool do të përballet me Benfican në “Anfield”. Djemtë e Klopp vijnë nga një fitore 1-3 në transferën e Portugakisë dhe do të kërkojnë ruajtjen e qetësisë në shtëpi. Ndërkohë që Benfica do të mundohet të bëjë të pamundurën, duke përmbysur “të kuqtë” përpara tifozëve të tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online