VIDEO | Frashëri e tepron me Uilliam, Kukësi e Teuta sytë nga Disiplina

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kukësi kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe në fund të takimit me Teutën u ndëshkuan me kartonë të kuq Uilliam Kordeiro dhe Erlis Frashëri. Korçari e teproi me goditjen e tij ndaj brazilianit, që shpëtoi mirë.

Futbollisti i Kukësit reagoi dhe kjo u pa nga arbitri i ndeshjes. Të dy jashtë dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me ta. Me shumë mundësi do të kalojnë në Komisionin e Disiplinës, çka do të bënte që ata të rrezikojnë të humbasin ndeshjen e radhës në kampion.

Gjithsesi mbetet për t’u parë, pasi edhe Grent Halili për gjest antisportiv u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Flamurtarin, por organi disiplinor në FSHF e mbylli njërin asokohe, duke mos e dënuar sulmuesin e bardhebluve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *