VIDEO/ Fluturon mes shtyllave edhe në moshën 35-vjeçare, Koliçi me pritje fantastike në portë

Edhe pse me 35 vite mbi shpatulla, mosha duket se nuk përbën asnjë problem për Enea Koliçin. Portieri shqiptar vazhdon ende të fluturojë mes shtyllave dhe këtë e dëshmon në ndeshjen e sotme kundër Ballkanit. Ish-gardiani i Skënderbeut ka bërë disa pritje fantastike ndaj kundërshtarëve të tij, duke i mohuar disa herë golin.

Por në fund një devijim i gabuar i topit nga Veliu e nxjerr Zekën me portën e boshatisur, duke shënuar golin e vetëm të takimit. Ballkani ka fituar duelin me rezultatin minimal 1-0 kundër Gjilanit, duke bërë që pritjet e Koliçit të mos sjellin pikë për skuadrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *