Florian Marku ka ngritur peshë “Air Albania”-n mbrëmjen e sotme, teksa ka dhuruar emocione të forta për tifozët shqiptarë. Boksieri nga Lushnja ka mposhtur me vendim unanim Migel Parran. Sportisti shqiptar fitoi me vendimin e gjyqtarëve pas 10 raundeve duel në ring.
Marku dominoi përballjen dhe në fund arriti të merrte titullin vakat WBC Silver Interim Welterweight. Një arritje e madhe për boksierin shqiptar që tashmë është gati të ndeshet edhe me emra më të mëdhenj të arenës së boksit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing