“Realizova ëndrrën, u ndesha në një stadim plot me shqiptarë”, Marku: Nuk jam Supermeni, por nuk dorëzohem deri sa të bie pa ndjenja

Florian Marku mbetet i pamposhtur. Boksieri shqiptar fitoi titullin vacant “ËBC Silver Interim Ëelter” në stadiumin “Air Albania“. Pas fitores me vendim unanim kundër meksikanit Parra, Marku ka folur për mikrofonin e “Oversport”-it, ku është shprehur se bëri realitet ëndrrën e tij për t’u ndeshur në një stadium të mbushur me shqiptarë. Ndeshjen e sotme, “mbreti shqiptar” e cilëson si golin e karrierës së tij.

“Duhet t’ju falënderoj të gjithëve që më mbështetët këtu. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe. Kam kaluar një jetë jo të lehtë si gjithë shqiptarët, por ia arrita të realizoj një ëndërr që të zhvilloj një ndeshje në një stadium plot me shqiptarë. Nuk jam Supermeni, edhe unë jam njeri me shpirt dhe gjak. Sa të boksoj do të jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë, derisa të bie në ring pa ndjenja. Nuk dorëzohem asnjëherë. Faleminderit për gjithçka. Sot kam shënuar golin më të bukur në karrierë në “Air Albania”, ka deklaruar Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online