VIDEO/ Fjalimi në dhomën e zhveshjes, Makroni: Ka shumë lojtarë të rinj që do bëjnë më shumë se unë si president

Emanuel Makron nuk mund të mungonte mbrëmjen e djeshme në stadium, kur është parë të përjetojë me shumë emocion finalen e Kombëtares së tij. Pas humbjes ndaj Argjentinës, Presidenti i Francës ka shkuar në dhomën e zhveshjes për të ngritur humorin e lojtarëve. Makroni ka falenderuar futbollistët për Botërorin e zhvilluar dhe vlerëson kontributin e secilit prej tyre në këtë rrugëtim.

“Më dëgjoni me kujdes. Ju keni kënaqur miliarda njerëz që e kanë parë këtë ndeshje. Ju keni luajtur një lojë të mrekullueshme. Ky është një mësim nga i cili mund të mësohet shumë. Pas një loje të tillë, patjetër do të ketë pendim. Ju lutem, të mos ju vijë keq. Ju jeni një ekip vërtet i madh.

Ju treguat zemrën, urinë dhe vullnetin për të fituar. Prandaj desha të vij tek ju dhe t’ju falënderoj për këtë. Faleminderit atyre që mund t’i thonë lamtumirë këtij ekipi. Ka shumë lojtarë të rinj që do të bëjnë shumë më shumë se unë si president”, ka thënë Emanuel Makroni në fjalimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online