Çmenduri/ 38 vite pritje dhe njerëzit flenë rrugëve, 1 milionë banorë zbresin në kryeqytetin e Argjentinës për të festuar Botërorin e fituar

Ishte një natë e gjatë dhe e çmendur në Argjentinë, veçanërisht në kryeqytet. U festua si kurrë më parë dhe si të mos ndodhte pasi Lionel Messi dhe shokët e tij u bënë kampionë bote. Të lodhur dhe të lumtur, tifozët ishin më të guximshmit që qëndruan në rrugët e Buenos Aires deri në orët e mëngjesit. Disa vendosën të shkojnë në shtëpitë e tyre në kohë sepse, në fund të fundit, një ditë më vonë, fillon festa e madhe dhe pritja e heronjve nga Katari.

Tifozët tashmë presin që lojtarët argjentinas të kthehen në kryeqytet. Lojtarët, me trofeun e Kupës së Botës të vendosur në mënyrë të sigurt në një vend të veçantë në aeroplan, pritet të ulen të martën në mëngjes. Në total janë dy avionë për të shoqëruar kampionët, duke përfshirë lojtarë, trajnerë, staf dhe familjarë.

Gjatë finales së djeshme, çmenduria mbretëroi në të gjithë Argjentinën, dhe në Buenos Aires më shumë se një milion njerëz brohoritën emrin e Messit, i konsideruar shpesh si futbollisti më i madh në historinë e futbollit.

Pas 36 vitesh të gjata pritje, Argjentina më në fund fitoi titullin e botës, duke fshirë dyshimet dhe pikëpyetjet prej vitesh nëse Lionel Mesi mund të arrinte ndonjëherë të ngrinte në qiell trofeun më të rëndësishëm që i mungonte në karrierë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online