“Ronaldo shkatërroi veten dhe Portugalinë”, legjenda gjermane tregohet i ashpër me portugezin: Ai është fajtori më i madh për eliminimin

Lothar Mattheus ka qenë i ashpër me fjalët e tij për Cristiano Ronaldon. Ish-futbollisti i njohur gjerman ka bërë fajtore egon e 5 herë fituesit të Topit të Artë për eliminimin e Portugalisë nga Maroku. Pavarësisht keqardhjes që ndjen për një nga më të mirët e historisë së futbollit, Mattheus thotë se ndonjëherë lojtarët duhet të pranojnë faktin se nuk do të jenë pjesë e formacionit.

“Ronaldo shkatërroi veten dhe Portugalinë me egon e tij dhe ai është fajtori më i madh për rezultatin e portugezëve. Nuk ka dyshim që Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe një golashënues i madh, por duhet të jesh në gjendje të përballesh me faktin se ndonjëherë nuk ka vend në ekipin e parë. Në fund, më vjen pak keq për Ronaldon, sepse ai nuk është i vetëdijshëm për sjelljen dhe egon e tij që mund të shkatërrojë të gjithë ekipin”, ka thënë Lothar Mattheus./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online