VIDEO/ Fjalimi motivues i Zlatan Ibrahimoviç para ndeshjes, efekti ishte fitorja e Milanit për herë të parë në dekadë ndaj Juventusit

0

Cili është lideri i vërtetë i skuadrës? Ndryshimi mes Kristiano Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovic u pa në momentin më vendimtar të kampionatit, ku Juventus-Milan ishte si një finale për zonën që të dërgon në Champions League. Lideri i vërtetë është ai që karikon shokët e skuadrës për suksesin e përbashkët apo krahu tjetër ku diskutohen statistikat personale në rritje dhe që shkruhen në histori? Specialistët e futbollit në Itali e kishin thënë prej kohësh, 90 mintuëshi i sotëm vetëm e vërtetoi.

Askush nuk ka dyshime se Ronaldo është më i mirë se Zlatan Ibrahimovic. Por nga ana tjetër, dyshimet janë shuar po aq për faktin se sulmuesi suedez ka ndryshuar rrënjësisht Milanin dhe është lojtari që ka më tepër ndikim te ekipi se Ronaldo. Përpara ndeshjes kundër Juventusit, suedezi ka mbajtur fjalimin që i ka dhënë më tepër kurajo lojtarëve të Milanit për të marrë fitoren e parë në dekadë sa i përket transfertës kundër bardhezinjëve. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.