VIDEO/ Fitore që vjen në sekondat e fundit, De Biazi sjell në shina Azerbajxhanin

Xhani De Biazi ka marrë sot fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Trajneri italian ka pasur një eksperiencë për t’u harruar në stolin e Azerbajxhanit, ku fitoret kanë qenë me pikatore. Por tashmë në fytyrën e tij është rikthyer buzëqeshja, teksa ka marrë maksimumin në dy ndeshjet e fundit, gjë që nuk e bënte që nga viti 2021.

Azerbajxhani ka mposhtur me rezultatin 2-1 Sllovakinë dhë ka marrë  tashmë vendin e dytë në grup. Dadashov zhbllokoi shifrat në minutën e 44-t, ndërsa në të 93-tën Jirka barazoi sërish falë një 11 metërshi. Kur dukej se shanset për fitore u shuan, Haghverdi bën mrekullinë, duke shënuar në sekondat e fundit të kohës shtesë. Rezultati përfundimtar shënon 2-1 dhe ekipi i De Biazit mund të festojë lirshëm fitoren e marrë ndaj Sllovakisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online