Do marrë vendin e Zahavit, sulmuesi i Izraelit ndez ndeshjen para kohe: E kemi treguar se e mundim Shqipërinë

Dabbour, Zahavi dhe Solomon janë mungesat e rëndësishme te Izraeli para ndeshjes me Shqipërinë. Vendi i Zahavit dhe Dabbour do t’i shkojnë sulmuesit të Valladolid, Weisman. Ky i fundit u dëmtua në stërvitje, por mjekët i kanë dhënë dritën jeshile për të qenë pjesë e takimit të së shtunës. Në konferencën për media, Ëeisman e ka ndezur para kohe takimin me Shqipërinë.

“Ne kemi treguar se mund ta mposhtim Shqipërinë dhe kemi dëshmuar se jemi një ekip i mirë. Ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për t’u siguruar që të hyjmë në këtë lojë sa më të përgatitur. Këtu ka vetëm një qëllim. Do të isha shumë i lumtur të shihja shumë flamuj izraelitë në tribunat e stadiumit dhe se kjo do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë. Sa për Manor Solomon që nuk mund të luajë, është vërtet shumë keq dhe shpresoj që ai të shërohet shpejt dhe të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Ëeisman. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online