VIDEO/ Kroacia dhe Danimarka justifikojnë paratë e biletës, tifozët shijojnë tre gola të jashtëzakonshëm

Kroacia dhe Danimarka kanë luajtur sot ndeshjen e 5 në Grupin 1 të Ligës A. Ballkanasit kanë fituar me rezultatin 2-1 dhe mbajnë  kreun në tabelën e renditjes. Skuadrat dhurojnë spektakël në fushën e lojës dhe justifikojnë tërësisht paratë e shpenzuara nga tifozët për biletën.

Tifozët kanë pasur mundësinë të shijojnë tre gola të jashtëzakonshëm, njëri më i bukur se tjetri. Fillimisht ishte Sosa ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 49. Futbollisti kroat bën një goditje të mrekullueshme, duke zgjedhur teknikën në vend të forcës. Një ekzekutim perfekt, që ndoshta befasoi shumë nga ata që panë goditjen e Sosas.

Danimarka kundërpërgjigjet në minutën e 77, kur Eriksen shpik një gol nga hiçi. Me një goditje spektakolare nga distanca, mesfushori danez rikthen baraspeshën në këtë ndeshje. Por vetëm 2 minuta më vonë, kroatët tundin sërish rrjetën. Pas disa kombinimeve të bukura mes lojtarëve, Majer godet nga larg dhe e ndal topin në rrjetë për t’i dhënë kështu Kombëtares së tij 3 pikët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/THFCIement/status/1573039376048832520

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online