VIDEO/ Fitore mes dy përmbysjeve për Teutën në “Elbasan Arena”, Kukësi nuk kishte fatin me vete për të dalë me pikë

Kukësi-Teuta 2-3 Viktor 10′, Taipi 26′ p/Aleksi 7′, Plaku 30′, Koubemba 45′

Teuta ka fituar një ndeshje dramatike ndaj Kukësit ku kishte gola dhe shumë emocione. Në fillimin e ndeshjes verilindorët nisën me hovin e zakonshëm të kontrollit të topit dhe lojës. Por në të parën mundësi që erdhi për Aleksin nga goditja e këndit, topi do të ndalej në rrjetë. Viktor do të barazonte në minutën e 10, ndërsa falë VAR do të vinte përmbysja me Gjelbërim Taipin që shënoi nga penalltia.

Në minutën e 30 do të barazonte Plaku pas një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Kukësit. Kur priteshin që të dy ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, Koubemba nuk do të gabonte me portën e boshatisur. Në pjesën e dytë Kukësi e ka kërkuar golin me të gjitha mundësitë dhe ia arriti që të tundte rrjetën me goditjen perfekte të Viktor, ndërsa ka ndërhyrë VAR duke e anuluar pasi Basha që ishte i përfshirë në aksion, ishte në pozicion jashtë loje me njërën këmbë. Shqiprim Taipi kishte mundësinë e artë për të barazuar në minutat e fundit kur gjendej pranë portës kundërshtare, por sërish do të gabonte. /Sport Ekspres/

Kukësi: Tafa, Hila, Bytyçi, De Lukas, Ndreca, Peposhi, Gj.Taipi, Milunoviç, Basha, Puntus, Viktor Feijao

Teuta: Qirko, Selmani, Xhekson, Todorovski, Aleksi, Akuah, Daja, E.Vila, Kallaku, Koubemba, Plaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online