VIDEO/ Fitore e pastër për Shpëtim Duron! Gjendet veshja për mbrëmjen e Halloween, te Partizani duhet të përdorësh…fanellën e Egnatias

Partizani vazhdon me luhatjen e madhe në rezultate. Këtë herë të kuqtë kanë humbur me shifrat 3-0 ndaj Egnatias. Pjesa e parë ishte e barabartë mes ekipeve, por ekipi i Kolelës ishte më tepër në zotërim të topit. Megjithatë në minutën e 46 kur pritej mbyllja e pjesës së parë, Egnatia kaloi në avantazh me anë të një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga Fernando.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Zejnullai arriti që të realizonte vetëm dy minuta më vonë, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në 2-0. Partizani ishte i tronditur dhe në pjesën e dytë nuk po tregonte asgjë. Vendasit shënuan një tjetër gol me anë të Zejnullait falë një kundërsulmi perfekt. Kështu ekipi i Shpëtim Duros merr tre pikë me shumë vlerë. Është gjendur veshja për mbrëmjen e Halloween, bëhesh mjaftueshëm i frikshëm për pjesëtarët e Partizanit nëse vishesh me…fanellën e Egnatias. /Sport Ekspres/

 

Egnatia-Partizani 3-0 Fernando 48′ p, Zejnullai 50′, 70′

Egnatia: Sherri, Musta, Agbepornu, Atanda, Malota, Fangaj, Fernando, Mellungja, Zjenullahi, Mihana, Camaj  Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Murataj, Matondo, Rrapaj, Hoti, Da Silva, Skuka  Trajner: Giovanni Colella

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online