VIDEO/ Finalja më e pazakontë në historinë e futbollit! I gjithë ekipi i Galatasaray festonte si i çmendur, Dries Mertens i vetmi që nuk lëvizte nga vendi

Sot është zhvilluar finalja më e pazakontë në historinë e futbollit. Fenerbace është paraqitur me ekipin U-19 në ndeshjen kundër Galatasarait. Pas vetëm një minute, skuadra e Fenerbace ka dalë nga fusha e lojës në shenjë proteste për shkak të ngjarjeve në ndeshjen kundër Trabzon.

Deri në ato momente, Icardi kishte shënuar një gol duke i dërguar shifrat në 1-0. Sigurisht që ky vendim i pritur dhe i paralajmëruar më herët nga ana e Fenerbaces, solli fitoren e finales nga ana e Galatasarait, 3-0, sipas rregullave të futbollit.

Pavarësisht se fituan një trofe për vetëm 1 minutë, pa djersitur aspak në finale, te Galatasarai festuan si të çmendur, si të ishte zhvilluar një ndeshje normale. I vetmi që nuk lëvizi nga vendi dhe nuk mori pjesë në festim, pasi nuk i shijoi aspak një trofe në një finale të tillë, ishte lojtari i njohur Dries Mertens. /Sport Ekspres/