Ish-drejtuesi i Juventusit është i bindur: Igli Tare është njeriu i duhur për Napolin, ai e kupton futbollin

Napoli është në kërkim të një drejtori sportiv, teksa Mana është një prej emrave të lakuar në mediat italiane. Luçiano Moxhi e vlerëson Manën si alternativë, por sheh me dyshim mungesën e përvojës për të pasur një rol të tillë në një klub si Napoli. Në një intervistë për “Radio Crc” në emisionin “Si Gonfia la Rete”, ish-drejtuesi i Juventusit ka thënë se Igli Tare është njeriu i duhur për të qenë drejtori sportiv i Napolit.

“Njeriu i duhur për Napolin është Tare. Ai ka karizëm kundrejt lojtarëve dhe për më tepër, e kupton futbollin. Solli rezultate shkëlqyeshëm të balancuara dhe rezultate të mira sportive të Lacio. Gjithsesi, pika thelbësore, është gjithmonë të kuptuarit nëse De Laurentisi dëshiron që të bashkëpunojë me punonjësit e tij. Ai një person shumë inteligjent dhe mendoj se do të ketë mësuar nga gabimet e tij”, ka thënë Luçiano Moxhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/