Ernest Muçi po kalon një periudhë të mirë te Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar ka fituar vendin e titullarin në skuadrën kryeqytetase, ndërsa sot ka gjetur edhe golin. Ish-lojtari i Tiranës ka bërë një finalizim perfket në brendësi të zonës dhe diagonalja e tij përfundon në cepin e portës kundërshtare.
Një gol i rëndësishëm ky për Muçin dhe skuadrën polake, teksa rihap ndeshjen kundër Piast Glivices. Rezultati momentalisht është 2-1, ndërsa ka ende shumë minuta në dispozicion për të dy ekipet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/