VIDEO | Filmi “Lorik”, sot premiera për biografinë e ish-kapitenit legjendar

Lorik Cana është një nga figurat më të mëdha të vendit tonë, pasi vit pas viti është kthyer në një ambasador të vlerave të Shqipërisë. Një idhull për shumë tifozë, të cilët janë rritur me grintën e mbrojtësit nga Gjakova, i cili për shumë vite dha kontributin e tij për fanellën kuqezi, duke qenë një lider i padiskutueshëm dhe personalitet i madh si brenda dhe jashtë fushe.

Tani, që e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe nuk mund të flasë më në fushë, radha u takon atyre që e kanë ndjekur për vite me radhë. Andi Deçka, gazetari sportiv i “Supersport” ka qenë një prej atyre që e njeh mjaft mirë rrugëtimin e Canës dhe prej kohësh ka punuar një film ku të tregohej jeta e ish-kapitenit.

Një rrëfim i vetë Canës dhe njerëzve pranë tij. Momentet e veçanta në klubet ku ai ka luajtur dhe sigurisht emocionet me fanellën kuqezi. Nga hapat e para në Prishtinë dhe deri te Euro 2016, një histori e gjitha për tu ndjekur dhe shijuar.

Filmi do të shfaqet sot për herë të parë, por në ditët në vijim do të jepet dhe në kinematë e vendit, ku do të kenë mundësinë të gjithë që të njihen me ish-kapitenin legjendar.

https://www.instagram.com/p/Bq__HL8AdX6/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *