Pas Europianit të kaluar, tanimë tifozët e futbollit në mbarë botën do të përjetojnë emocionet e Botërorit. Ashtu siç ndodh përherë, edhe këtë herë do të ketë një këngë që sinjifikon këtë kompeticion.
FIFA zbuloi se kënga zyrtare e Botërorit Katar 2022 është “Hayya Hayya”, e cila ka një mesazh për të dhënë: “Më mirë së bashku”. Bashkëpunimi vjen midis tre artistëve si Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha. /Sport Ekspres/