Tjetër episod dhune dhe sidomos frike në kampionatin francez, aty ku po luhej St Etien-Lion dhe skuadra mike po fitonte thellë 4-0… Por, ka mjaftuar një gol i pestë, i Fekirit, për të ndezur gjakrat. Lojtari i Lionit ka treguar fanellën duke festuar edhe si Leo Mesi.
https://www.youtube.com/watch?v=CEVFZOaTw4E
Kjo nuk u ka pëlqyer tifozëve vendas, që kanë zbritur në fushë dhe kanë ndjekur futbollistët kundërshtarë, që janë detyruar të futen në dhomat e zhveshjes. Pas disa minutash, teksa stadiumi nisi të boshatiset, spikeri ka lajmëruar që ndeshja duhet të përfundojë… më rezultatin 0-5. Ishte ndërprerja e dytë e ndeshjes, duke qenë se që në minutën e 4-t pati hedhje flakadanësh dhe tymuesish në fushë.
https://www.youtube.com/watch?v=fwwYFR1j1mY