VIDEO/ Festoi golin e anuluar, trajneri i Barcelonës detyrohet që ta nxjerrë nga fusha menjëherë lojtarin

Barcelona është pranë largimit nga Champions League që nga faza e grupeve. Pas më shumë se 20 vitesh, katalanasit po rrezikojnë seriozisht eliminimin. Nëse do të humbasin kundër Bayern Munchen në ndeshjen e fundit, me siguri që spanjollët do të jenë pjesë e “Europa League” dhe do të mbajnë vendin e tretë.

Ndërkohë Seferovic humbi mundësinë e artë në fundin e takimit, duke bërë më të pamundurën, për të nxjerrë topin jashtë me portën e boshatisur. Në minutën e 85 të ndeshjes, Araujo do të shënonte golin e parë për Barcelonën. Futbollisti nisi të festonte realizimin e tij, por në fund do të anulohej. E keqja nuk mbaron këtu pasi Araujo është dëmtuar gjatë momentit të festës dhe për këtë arsye trajneri Xavi duhej ta nxirrte nga fusha e blertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *