VIDEO | Festë unike dhe goditje me këpucë, portieri arab nuk përmbahet!

Një episod i veçantë ka ndodhur në kampionatin saudit të futbollit. Kryesuesit e Al Hilal prisnin në shtëpi ekipin e Ohodit, që renditet në vendin e fundit. U mendua se vendasit, të cilët kanë në përbërje emra si Xhovinko dhe Gomis, nuk do të hasnin probleme për të siguruar fitoren, por futbolli është i paparashikueshëm.

Ndeshja e zhvilluar ditën e shtunë përfundoi në barazim pa gola, me portierin mik që ndali të gjitha sulmet e Al Hilal. Ky i fundit shpërtheu në festë në fund. Abdullah Al Oaisher bëri “kërcimin e krimbit”, ndërsa tifozët nisën t’i gjuanin me shishe dhe këpucë. Dikush ndërhyri shpejt dhe e largoi portierin nga fusha pas irritimit të madh të tifozëve vendas.

Shkaku i këtij festimi? Al Oaisher është pjesë e Al Nasr, ekipit që renditet dy pikë poshtë Al Hilalit në kampionatin e Arabisë Saudite. Ai është huazuar tek ekipi i Ohodit dhe me pritjet e tij ka rikthyer shokët në garën për titull.

Të premten zhvillohet dhe beteja e madhe e titullit. Al Nasr pret në shtëpi ekipin e Xhovinkos dhe një fitore e mundshme do bënte të mundur ndërrimin e vendeve në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online