VIDEO/ Festa e tifozëve shqiptarë nuk i shpëton Interit, zikaltrit i jep jehonë në faqen zyrtare “Inter Club Albania“-s

11 vitet e pritjes e ka bërë edhe më të bukur këtë titull kampion për Interin. Tifozët zikaltër kanë pushtuar sheshet për të festuar skudeton e tyre të 19 në histori, që i jep fund dominimit 9-vjeçar të Juventusit. Por festa nuk marrë jetë vetëm në Itali. “Inter Club Albania“ është grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ku në mënyrën e tyre kanë shijuar titullin kampion që skuadra e zemrës i dhuroi këtë sezon.

Por festa e tifozëve shqiptar nuk i shpëton syve të Interit. Zikaltrit kanë shpërndarë sot në faqen e vetë zyrtare në rrjetet sociale videon e “Inter Club Albania”, ku krahas saj shkruan: “Festival i madh i ‘Inter Club Albania’ në Tiranë për fitoren e titullit. Ju lumtë djema!”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online