VIDEO/ Festa e 99-vjetorit të Flamurtarit e gjen në Kategorinë e Dytë, vlonjatët premtojnë se do të rikthehen më të fortë se kurrë

Një ditë e veçantë kjo e sotmja për Flamurtarin, megjithëse e gjen në vendin e gabuar. Vlonjatët ndodhen në Kategorinë e Dytë nga ku duhet të festojnë 99-vjetorin e themelimit të tyre. Histori e lavdishme në futbollin shqiptar, që i përket vetëm së shkuarës, fatkeqësisht.

Megjithatë vlonjatët kanë optimizmin pasi kanë afruar emra të njohur për t’u ringjitur sa më shpejtë dhe aktualisht po kryesojnë grupin B, ku ngjitja në Kategorinë e Parë duket si një çështje e mbyllur. “Do të kthehemi më të fortë se kurrë”, është premtimi i vlonjatëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *