Feronikeli luan në transfertë përballë Slovan Bratislavës, ndeshja e parë mes dy skuadrave e vlefshme për kualfikueset e UEFA Europa League. Vendasit janë dukshëm favoritë për këtë sfidë dhe iu kanë mjaftuar vetëm 9 minuta për të kaluar në avantazh.
Mesfushori Nono shënon një supergol nga goditja e dënimit, por “meritë” ka dhe muri i futbollistëve të Feronikelit, që e devijojnë topin për të nxjerrë nga trajektorja portierin e tyre.
S. Bratislava – Feronikeli 1-0
Nono 9’