VIDEO/ Federata Angleze nis investigimet për trukim, kartoni i verdhë i Xhakës ngre dyshime të forta

Dje është bërë e ditur se Federata Angleze ka çelur një investigim për një karton të verdhë të dyshimtë të marrë nga një lojtar i Arsenalit në një ndeshje të Premier League-s. Kompanitë e basteve kanë raportuar në Federatë se një sasi e pazakontë parash, e cila përflitet të shkojë në 65 mijë euro, ëhtë vendosur se futbollisti i Arsenalit do të ndëshkohej me karton të verdhë.

Tifozët e “topçinjve” kanë qenë të gjithë të të njëjtit mendim, duke pretenduar se bëhet fjalë për Granit Xhakën. Megjithëse mesfushori shqiptar njihet për temperamentin e tij në fushë dhe se ndëshkimi nga arbitri nuk është diçka e re, kartoni i verdhë i marrë kundër Leeds-it ngre dyshime të forta.

Ndeshja ishte në minutën e saj të 84-t dhe Arsenali ishte duke udhëhequr me shifrat e thella 1-4. Londinezët kishin të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje dënimi dhe pranë topit gjendej Xhaka. Pavarësisht diferencave të mëdha në rezultat dhe faktit që ndeshja ishte drejt fundit, lojtari shqiptar nuk pason për shokët e ekipit deri në momentin që gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për vonesë të lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online