AEL i Larisës u mposht në shtëpi përballë Panathinaikosit me rezultatin 1-3, ndërsa Fatjon Andoni ishte autori i golit të vetëm të vendasve. 27-vjeçari shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 66-të, duke shkurtuar përkohësisht rezultatin, por Panathinaikos shënoi golin e tretë në minutat e fundit, duke vulosur fitoren. Ergys Kaçe luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë ndeshjen e tretë rresht në kampionat.
Kjo është humbja e dytë për ekipin e AEL Larisës, që gjendet në kuotën e tre pikëve, pas tre ndeshjeve të para. Andoni, i cili luan në rolin e qendërmbrojtësit, por bën mirë dhe mesfushorin shkatërrues, ka nisur sezonin e tretë me ekipin aktual.
Lojtari i lindur në Athinë ka luajtur me ekipe të ndryshme në Greqi, ndërsa në ekip me të ndodhet dhe ish-lojtari i Skënderbeut, Suad Sahiti, i cili e nisi si titullar, por u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë.
Thanks for the great post