VIDEO/ Fantastikët e Shkodrës! Festë e çmendur, Vllaznia mposht në “frymën e fundit” Tiranën

LIVE, Vllaznia-Tirana 3-2, Marku 30′, 50’/ Muci 47′, Sasraku 63′

Kryendeshja e ditës së sotme ka sjellë vërtetë emocione të forta për tifozët. “Klasikja” e Superiores di gjithnjë si të dhurojë spektakël dhe këtë gjë e ka bërë edhe në përplasjen e sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës, ku gjithçka është vulosru në “frymën e fundit“. Në “Loro Boriçi” u pa futbolli i vërtetë i këtij kampionati, teksa në fushë u pa një ndeshje e luftuar dhe me dëshirë të madhe për fitore nga të dy krahët.

Rezultati final përfundoi me shifrat 3-2, me fantastikët e Shkodrës që marrin fitoren e 3-të radhazi në kampionat, duke ndezur shkëndija shprese për rikthimin e Vllaznisë që të gjithë shqiptarët njohin. Marku shënon i pari nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa në pjesën e dytë ishte talenti Muçi ai që vendosi baraspeshën në minutën e 47. Megjithatë festa bardheblu nuk zgjat shumë, teksa vetëm 3 minuta më pas është sërish Marku ai që rikthen avantazhin për shkodranët. Por golat nuk përfundojnë këtu, teksa një dalje e gabuar e portierti Zogoviç i dhuron golin e parë me Tiranën Sasrakut.

Kuqeblutë nuk dorëzohen në fushë dhe në momentin kur mbeteshin edhe pak sekonda për të dëgjuar vërshëllimën e 3-fishtë të gjyqtarit, vjen edhe goli i fitores për shkodranët, që padyshim nuk mund ta ndalin dot festën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Pak minuta na ndajnë nga kryendeshja e Superiores për këtë javë. Vllaznia pret Tiranën në “Loro Boriçi“ për të luajtur “klasiken“ e parë për këtë sezon. Shkodranët janë në një formë mjaft pozitive në këto ndeshje të para, ndërsa bardheblutë vijnë me ndryshime në pankinë, teksa Dede ka marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Ndërkohë trajnerët i kanë bërë zgjedhjet e tyre për sa i përket lojtarëve me të ciëlt do të kërkojnë fitoren. Brdariç nuk bën ndryshime në 11-shen e tij, duke i besuar po të njëjtëve që i kanë sjellë rezultatet pozitive deri më tani. Në krahun tjetër, Dede i beson sulmin nga minuta e parë Halilit, ndërsa në fushë do të jetë edhe talenti Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Isaevski, Krymi, Marku, Ymeri, Da Silva, Dilaver

Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci, Batha, Giamfi, Muçi, Danso, Halili, Sasraku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online