Intervistat/ “I kemi thënë ekipit: Ne jemi Kukësi“, Hallaçi: Presidenti i nderit është me zemër e me shpirt me ne

Kanë përfunduar pak minuta më parë edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së tretë të Kategorisë Superiore. Mbi të gjitha ka spikatur përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në “klasiken“ e Superiores, e cila është vendosur vetëm në frymën e fundit nga goli i Dungas. Në përfundimt të takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Hallaçi: “Nuk mendoj që ishim në mbrojtje. Nuk menduam që do prisnim Teutën. E kishim përgatitur ndeshjen për ta fituar. Por duke ditur ekipin e Teutës, normale donim që të mos dilnim pa pikë. Kjo pikë ishte një pikë kthese. Presim ende më shumë nga disa lojtarë, sepse janë më kualitet dhe kemi investuar shumë për të arritur në nivele të larta. Sigurisht që isha në kontakt me Gegën. Gjërat i kemi bërë të gjithë së bashku. Profesori është mirë nga gjendja shëndetësore. Kur të kemi gjithë lojtarët në dispozicion do jemi më të qetë. I kemi thënë skuadrës që ne jemi Kukësi, kemi investuar prej vitesh. Me zemër dhe me shpirt presidenti i nderit është aty me ne në çdo sekondë. Nuk është i vërtetë bojkoti. Kemi dalë çdo herë në stërvitje. Nëse skuadra bën një seancë në fitnes nuk do të thotë që nuk stërvitet“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online