Në lojën e shahut Daja-Cungu fiton mërzitja, Partizani ndal hovin me Laçin

0

LIVE, Partizani-Laçi, 0-0

Në “Elbasan Arena” nuk fitoi askush mes ekipeve në ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit, por mund të thuhet se triumfoi mërzitja. Në stadiumin e boshatisur për shkakun e pandemisë që vazhdon rritjen me numra të frikshëm, shikuesit nuk kishin shumë për të parë nga televizori rreth këtij takimi.

Për të kërkuar raste të pastra në përballjen mes Partizanit dhe Laçit duhet të “gërmosh” thellë, për të nxjerrë ndonjë mundësi të vërtetë. E tillë ishte ajo e minutës së 61 atje ku Solomon do të futej bukur nga krahu i majtë dhe do të godiste portën dhe do të haste grushtimin e ndalesën e portierit kundërshtar.

Po në të atë moment Kardozo do të pasonte tek Idrizaj, i cili bëri gjithçka mundej për ta dërguar topin përtej stadiumit. Pra bëhej fjalë për një përballje mes Cungut dhe Dajës që u kthye në një lojë shahu, atje ku asnjë trajner nuk i linte mundësi lëvizje tjetërit. Gjithashtu në pjesën e parë pati edhe dy pretendime të Esat Malës për penallti pas ndërhyrjeve nga ana e Mustës dhe Selmanit, por arbitri vazhdoi me të drejtë lojën. /Sport Ekspres/
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Mala, Solomon, Kardoso

Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Musta, Shehu, Ramos, Rapo, Teko, Xhixha, Nuabueze

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.