VIDEO/ Europiani për Spinazzolën u mbyll kundër Belgjikës, lojtari italian largohet me lot në sy nga Kombëtarja

Dëmtimi i Spinnazolas në ndeshjen Itali-Belgjikë e zbehu paksa euforinë e kualifikimit në gjysmëfinale të Italisë. Sipas doktorëve, mbrojtësi i Romës ka dëmtuar kaviljen dhe pritet të qëndrojë disa muaj larg fushave. Kjo do të thotë që aventura e tij me Kombëtaren e Italisë erdhi drejt fundit dhe nuk do të arrijë ta ndihmojë skuadrën të fitojë kompeticionin.

Leonardo Spinazzola përshëndeti sot në drekë shokët e skuadrës dhe u largua nga kampi ku janë duke qëndruar për disa ditë. Në videon që u publikua në rrjetin social “Twitter”, mbrojtësi italian ishte me lot në sy dhe mjaft i dëshpëruar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *