VIDEO/ Kur dhimbja shndërrohet në forcë! Danimarka në kërkim të mrekullisë, pret biletën për në gjysmëfinale

LIVE, Çeki-Danimarkë 1-2 Schick 49’/ Delaney 5’, Dolberg 43’

Danimarka e këtij Europiani është një nga ato historitë emocionuese kur dhimbja shndërrohet në forcë dhe të shtyn të ecësh përpara. Ngjarja e Eriksen i bëri nordikët më të motivuar dhe efektet janë parë qartë në fushën e lojës. Danezët kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë në shifrat 2-1 kundër Republikës Çeke.

Rruga e rrjetës nuk ishte e vështirë për ta, teksa Delaney shënon që në minutën e 5, ndërsa vetëm 2 minuta përpara fundit të pjesës së parë ishte Dolberg ai që dyfishon rezultatin. Schick jep shpresa për çekët që me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, kur në minutën e 49 ngushton diferencat. Megjithatë Kombëtarja e tij nuk ishte në gjendje të bëntë më shumë në këtë takim.

Danimarka siguron kështu një biletë për në gjysmëfinale, duke kërkuar mrekullinë në këtë Euro 2020. Një përsëritje e vitit 1992 do të ishte mbyllja më e bukur për nordikët, të cilët po tregojnë se nuk duan të mbeten vetëm kalimtar në këtë turne, por dëshirojnë të lënë gjurmët e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/fangazzetta/status/1411365055468380162

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online