Bajerni vinte në “Allianz Arena” me fitoren 1-4 në ndeshjen e parë, por gjermanët tregojnë dhe njëherë që janë konkurentë për të rifituar trofeun e Champions League. Mbrëmjen e sotme, bavarezët mposhtën me rezultatin 2-1 Lacion, duke u kualifikuar pa asnjë problem në çerekfinale. Golat u shënuan nga Levandovski dhe Choupo-Moting për Bajernin, ndërsa goli i vetëm për bardhekaltrit u shënua nga Parolo.
Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi luajti 55 minuta, por kjo nuk ishte aspak ndeshje me fat për të, pasi në minutën e 33-të shkaktoi një penallti për Bajernin, që u shndërrua në gol nga Levandovski. Lacio ishte ekipi i fundit italian i mbetur në Ligën e Kampioneve, pas eleminimit të Juventusit dhe Atalantës. Tashmë Europa mbetet pa Itali, teksa Seria A nuk ka asnjë skuadër të sajën në fazën çerekfinale./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#UCL | ¡Marco Parolo!
Bayern Munich 2 – 1 Lazio (Global 6-2) https://t.co/xIjzOCrpyw— En el VAR (@EnElVar) March 17, 2021