VIDEO/ Është sezoni i Rrocës! Dy asist mbajnë firmën e tij, Istanbulspori po fluturon drejt Superligës me lojtarët shqiptarë

Istanbulspor ka marrë një fitore të thellë ditën e sotme. Skuadra turke ka mposhtur me shifrat 5-0 Balikesirsportin, ku protagonist u gjet sërish Eduart Rroca. Ky sezon duket se është i gjithi për mesfushorin shqiptar, i cili që pas largimit nga Kukësi ka shkëlqyer në kampionatin turk me asiste dhe gola të shënuar.

Sot 2 asiste mbajnë firmën e tij, duke dëshmuar kështu se është një nga elementet thelbësore të suksesit të skuadrës. Istanbulspori po zhvillon një sezon fantasitk në Turqi, teksa me lojtarët shqiptar në organikë është duke fluturar drejt Superligës. Ekipi nga Stambolli shkon në vendin e dytë në renditje pas kësaj fitoreje dhe e sheh vendin e parë vetëm 1 pikë larg. Në këto kushte shpresat për një biletë për në elitën turke janë tepër të mëdha në radhët e Istanbulsporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online