Serie A hyn në fazën më të bukur, trajneri i Romës “tremb” Interin: Duam fitoren dhe vendin e dytë

Roma do të përballet me Interin ditën e dielë, në një ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Serisë A. “Verdhekuqtë” ndodhen vetëm tre pikë larg nga Interi, që ndodhet momentalisht në vendin e dytë. Për këtë arsye trajneri i Romës ka vendosur të nxisë polemika, duke theksuar se do të luftojë vetëm për fitore dhe kërkon vendin e dytë në një kohë kur kampionati po shkon drejt fazës më të bukur të tij, teksa lufta për kreun duket mjaft e ndezur.

“Ishte mjaft e rëndësishme të fitonim ndaj Krotones. Është mirë të fitojmë të gjitha ndeshjet, pa marë parasysh kundërshtarët. Me Interin do të jetë një sfidë ndryshe, sepse ata janë një ekip i bukur, por duam fitoren dhe vendin e dytë.”- u shpreh trajneri Fonseka.

Roma ka treguar një formë të mirë në kampionat, ku në 16 ndeshje ka shënuar 10 fitore, 3 barazime dhe është mposhtur vetëm 3 herë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online