VIDEO/ Është nën vëzhgimin e Silvinjos, lojtari shqiptar shënon sërish gol në Bundesligë

Brajan Gruda është një prej talenteve shqiptare që po spikat në Europë. Lojtari i Majncit ka pasuruar statistikat e tij me një tjetër gol në Bundesligë. Futbollisti 19-vjeçar ka shënuar golin e tretë të takimit në fitoren 4-1 të Majncit kundër Hofenhajmit.

Gruda shfrytëzoi një top pranë vijës fatale, të cilin e shtyu me kokë në rrjetë. Brajan Gruda është nën vëzhgimin e Silvinjos për ta veshur kuqezi, por vetë lojtari dëshiron të përfaqësojë Gjermaninë dhe është pjesë e ekipeve zinxhirë të saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Goal Gruda!
byu/Football_24_7 insoccer