VIDEO/ Erzeni befason dhe i shkakton humbje Dinamos, çfarë perle nga goditja e dënimit

Një surprizë vjen nga Kategoria e Parë atje ku Erzeni ka arritur që t’i shkaktojë humbje Dinamos në shifrat 1-2. Ekipi që ndodhet në vendin e parafundit të renditjes i ka marrë tre pikët kryeqytetasve, duke e rihapur edhe njëherë kampionatin.

Hima arriti që të kalonte i pari në avantazh miqtë, ndërsa Hyska realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit. Vendasit shkurtuan diferencën me Pere në minutën e 88, por ky gol i përket vetëm statistikave.

Xhixhua ka shpërdoruar edhe një rast me portë të boshatisur kur rezultati ishte në shifrat 0-1, duke mos shtyrë dot sferën. Pas kësaj humbje, Dinamo mban vendin e parë me vetëm një pikë më shumë se Burreli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online