VIDEO/ “Mallkimi” i Moratës kalon në Angli, sulmuesit i heqin dy gola kundër Totenhemit

Totenhemi i drejtuar nga Murinjo është kthyer te fitorja pas tre humbjesh në Angli, në përballjet kundër Chelseat, Brighton dhe Liverpul. Këtë herë duke ia dalë në shifrat 2-0 kundër Ëest Brom. Golat janë realizuar nga ana e Kane dhe Son Heung-Min, përkatësisht në minutat 54 dhe 58.

Megjithatë kjo përballje nuk ishte edhe kaq e thjeshtë për vendasit. “Mallkimi” i Moratës për golat e anuluara në Itali duket se ka kaluar te Diagne. Sulmuesi i Ëest Brom ka realizuar me kokë në minutën e 60 dhe në 82, por asnjëra prej tyre nuk është quajtur pasi kanë rezultuar si pozicion jashtë loje. Po i njëjti futbollist ka qenë shumë afër golit në fundin e pjesës së parë, duke kërkuar orën teknologjike teksa Hugo Lloris e ka pritur topin në vijën fatale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online