Erling Haaland përfundoi aventurën e tij te Borussia Dortmund. Sulmuesi i madh norvegjez nga vera do të jetë lojtar i Manchester City, ndërsa sot luan ndeshjen e fundit në fanellën e ekipit gjerman. Borussia po humbet me shifrat 0-1 ndaj Herthës në javën e 34-të të Bundesligës.
Kjo është më pak e rëndësishme sepse kohë më parë siguroi vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në Champions League. Përpara ndeshjes, Haaland i dha lamtumirë klubit dhe u shpërblye me duartrokitje të zhurmshme nga “Muri i Verdhë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#BVB – Goodbye, @ErlingHaaland ?? ??? pic.twitter.com/Cd6ifHMVFG
— Patrick Berger (@berger_pj) May 14, 2022