VIDEO/ Erdhën për Italinë dhe ikën nga grumbullimi për Armeninë! Endi Tufa pyet Elseid Hysajn: Duket sikur lojtarët tanë kanë preferenca…

Shqipëria do të përballet në ditën e nesërme kundër Armenisë, për ta mbyllur kështu vitin 2022. Disa lojtarë janë larguar pas takimit me Italinë, që të gjithë do të donin që të ishin në fushën e blertë. Pavarësisht arsyeve të tyre, në fakt nuk është hera e parë që një situatë e tillë ndodh në Kombëtare.

Disa lojtarë zgjedhin që të luajnë vetëm kundër një kundërshtari të fortë dhe të largohen nëpër ekipe kur bëhet fjalë për një tjetër ndeshje të Shqipërisë, ndaj një rivali më të dobët në letër. Kjo ishte edhe pyetja që gazetari Endi Tufa i drejtoi Elseid Hysajt, nëse lojtarët e Kombëtares e kanë një preferencë për rivalët e tyre. Përgjigjen e shkodranit mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *