Shkëlqeu nën drejtimin e Ilir Dajës, futbollistin e Ballkanit e kërkon klubi nga Ligue 1 në Francë

Ballkani i Ilir Dajës arriti një sukses historik këtë sezon, duke u bërë i pari ekip nga Kosova që arrin pjesëmarrjen në grupet e një kompeticioni të UEFA-s. Lojtarët kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e trajnerit dhe po shijojnë tashmë pikën më kulmore në karrierën e tyre. Sigurisht që jehona e një arritjeje të tillë do të dëgjohej edhe në Europë.

Liga e Konferencës ishte vitrina më e mirë për futbollistët e Ballkanit për të ekspozuar veten. Gazetari Arlind Sadiku raporton se për Ermal Krasniqin është shfaqur interes nga Ligue 1 në Francë. Bëhet fjalë për ekipin e Nice-s, që renditet në vendin e 9 në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online