VIDEO/ Enriko Papa heroi i ndeshjes, gol dhe asist për t’i dhënë Botoshanit vendin e tretë

Enriko Papa po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e Botoshanit. Mesfushori shqiptar ka qenë heroi i ndeshjes ditën e sotme, ku skaudra e tij ka mposhtur Akademia Klincenin me rezultatin 2-0. Në të dy golat e këtij takimi protagonist ka qenë pikërisht Papa.

Që në minutën e 7, kapiteni i Botoshanit shfrytëzon një top brenda zone për të shënjestruar kuadradin. Sfera ndalet në rrjetë dhe ekipi i tij kalon në avantazh. Ndërkohë kur ndeshja po i drejtohej fundit, Papa shtyn me kokë në top të ardhur nga goditja e këndit për ta dërguar atë në drejtim të Alin Seronit. Ky i fundit nuk gabon dhe dyfishon shifrat në minutën e 84-t. Një gol dhe asist me mjaft vlerë ky për Enriko Papën, i cili i jep kështu tre pikët Botoshanit, që tashmë shkon në vendin e tretë në tabelën e renditjes në Rumani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online