Legjenda e Southampton tregon se çfarë do t’i thoshte Armando Brojës nëse do të ishte ende mbrojtës: Oh mos, jo prapë ti…

Armando Broja ka gjithë vëmendjen e mediave britanike. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar super ndeshje ndaj Manchester City, Totenhem dhe Manchester United. Janë pikërisht këto tre takime të fundit që kanë konfirmuar lojtarin e Kombëtares. Ndërkohë legjenda e Southampton që ka qenë mbrojtës më parë, Francis Benali, e ka komentuar në këtë mënyrë Brojën.

“Armando Broja është vetëm 20-vjeç, ka pasur bujë që kur erdhi te ne. Kishte disa raste kundër Totenhemit dhe Man Utd, po e bën shumë mirë punën e tij dhe është vetëm 20-vjeç. Ka uri dhe të dëshirë të madhe për të lënë gjurmën e tij si futbollist i Premier League.

Problemi i madh është se Chelsea ka në dorë ta marrë përsëri. Sinqerisht ndihem si një ish-mbrojtës dhe nëse do e shihja Armando Brojën para meje do të thoja: “Oh mos, jo ti prapë”. Është i fortë, i fuqishëm, mbizotëron lojën në ajër dhe mund të shënojë gola i vetëm”, tha Benali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online