VIDEO/ Enrike nuk do e marrë në Botëror, De Gea i tregon çfarë ka humbur me dy pritjet spektakolare në 3 sekonda

Luiz Enrike befasoi jo pak me vendimin e tij për të mos përfshirë David De Gean në 55 lojtarët që do të presin një ftesë për në Kupën e Botës Katar 2022. Portieri spanjoll e ka rritur ndjeshëm nivelin që nga momenti kur është bërë e ditur se nuk do të jetë pjesë e Spanjës në Botëror, duke i treguar në një farë mënyre Enrikes se çfarë po humbet prej vendimit të tij.

De Gea ka mbajtur të paprekur rrjetën në sfidën e mbrëmshme kundër Real Sosiedadit. Spanjolli ka fluturuar mes shtyllave, duke realizuar disa pritje spektakolare gjatë ndeshjes. Një moment i tillë ka qenë ai i pjesës së parë, kur gardiani andaluzian tregohet në një tjetër nivel. Pas një goditjeje potente nga distanca, De Gea kërcen në të djathtën e tij dhe grushton me sukes topin. Por nga brenda zone është një tjetër lojtar i Real Sosiedadit që godet menjëherë portën, por portieri i Manchester United-it është treguar në lartësinë e duhur dhe ka larguar përsëri topin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online