Ja se kur nisen lojtarët e Superiores drejt Spanjës, trajneri i Shqipërisë del nesër në konferencën për shtyp

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të shtunë përgatitjet për miqësoren e radhës që do të luhet ndaj Katarit më 9 nëntor. Skuadra kuqezi do të zhvillojë seancën e parë stërvitore të shtunën në ora 15:00 në kompleksin Tropikal në Durrës, aty ku do të qëndrojë e grumbulluar për disa ditë.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të ftohen nga trajneri Edoardo Reja për këtë ndeshje do të jenë nga kampionati shqiptar, ashtu si në miqësoren me Arabinë Saudite dhe ky test do të jetë një tjetër mundësi e mirë për të provuar dhe për të parë në aksion elementët e spikatur të kampionatit shqiptar.

Lista e lojtarëve të ftuar u publikua sot para nisjes së grumbullimit, ndërkohë që tekniku i kuqezinjve, Edoardo Reja do të dalë të shtunën në ora 13:00 në një konferencë për median në Tropikal. Përfaqësuesja do të stërvitet rregullisht të dielën dhe të hënën, ndërsa të martën në mëngjes do të niset për Spanjë, teksa pasdite do të zhvillojë edhe një seancë të fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes në Marbella. Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.

Sakaq, me Katarin do të jetë miqësorja e parë e nëntorit për Shqipërinë nga tre të programuar, teksa më datë 16 nëntor do të luajë me Italinë dhe më 19 nëntor do të sfidojë Armeninë. Të dyja këto miqësore do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online