VIDEO/ Enea Jorgji “skuq” Ajaksin dhe Aston Vilën, shihni dy çastet kur ndëshkon me karton të kuq lojtarët e të dy ekipeve

Enea Jorgji ka pasur një detyrë të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Arbitri shqiptar ndau drejtësinë në përballjen mes Ajaksit dhe Aston Vilës, e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Ligës së Konferencës. Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura, por edhe me nga një lojtar më pak për të dyja skuadrat.

Jorgji nxorri dy herë kartonin e kuq nga xhepi i tij. Fillimisht, arbitri i Superiores ndëshkoi me karton të kuq Ezri Konsën në minutën e 83-të. Futbollisti i Aston Vilës ndali me ndërhyrje të parregullt kundërshtarin e tij dhe si lojtari i fundit në këtë aksion, ka marrë ndëshkimin maksimal nga Enea Jorgji.

Por numri i lojtaëve u balancua sërish vetëm 3 minuta më vonë. Një ndërhyrje nga pas e Hojerit, i solli këtij të fundit kartonin e dytë të verdhë, çka nënkuptonte largimin përpara kohe nga fusha e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online